Gruaja i bëri vetëvrasje me armën e tij, prizrenasi arrestohet pas vdekjes së saj – Policia i gjen armë e municion

0
711

Vdekja e gruas 45-vjeçare, Qefsere Berisha mëngjesin e së martës, tronditi familjen e tyre. Për motive akoma të panjohura, e ndjera i dha fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Policia nisi hetimet për rastin, teksa tashmë është arrestuar bashkëshorti i viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, arma me të cilën dyshohet se u krye akti i rëndë ishte e burrit të viktimës, të cilën e posedonte ilegalisht.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, ditën e djeshme Policia ka kryer kontroll në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia ka arritur që të sekuestrojë armën me disa fishekë dhe gëzhojat, pajisje të ndryshme dhe të shumta për armë, thika, shufra – si dhe rreth 20 fishekë.

Mbajtja ilegale e armëve i kushtoi burrit të së ndjerës, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim. 

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe masën e ndalimit policor për 48 orë./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here