Barcelona është bërë gjithnjë e më e varur nga Lamine Yamal, gjë që dëshmohet edhe nga minutat e pakta që skuadra ka zhvilluar pa talentin spanjoll në fushë.
Sipas statistikave të publikuara nga “Mundo Deportivo”, në 17 ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, katalunasit kanë luajtur vetëm 85 nga 1.530 minutat pa Yamal, i cili ka qenë titullar në të gjitha takimet.
Trajneri Hansi Flick e ka zëvendësuar vetëm në katër ndeshje, por gjithmonë kur Barcelona kishte krijuar epërsi të sigurt në rezultat.
Tashmë, tekniku gjerman do të duhet të gjejë një zgjidhje tjetër, pasi Yamal pritet të mungojë në përballjen me Sabahun në Ligën e Kampionëve, për shkak të shqetësimeve në kyçin e këmbës.
Kjo mungesë do të jetë një provë e rëndësishme për Barcelonën, për të dëshmuar nëse mund ta ruajë fuqinë sulmuese edhe pa një nga lojtarët më vendimtarë të saj./04 Online/















































