Tjetër sinjal nga familja Al Thani, Ronaldo bashkë me Messin te PSG-ja?

0
342

Një tjetër sinjal vjen për kalimin e Cristiano Ronaldos te Paris Saint Germain. Këtë herë nga një njeri shumë i rëndësishëm si Khalifah Bin Hamad Al-Thani, anëtar i familjes nga Katari, që ka pronësinë e klubit francez, i cili ka zgjuar entuziazmin e parizienëve në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto të Messit e Ronaldos me fanellën e PSG-së dhe e ka shoqëruar me diciturën “Ndoshta”, të cilën e ka shkruar në tre gjuhë të ndryshme, spanjisht, anglisht e frëngjisht.

Së fundi klubi parizien është hapur ndaj idesë për të shitur që këtë verë francezin Kylian Mbappe, i ndikuar edhe nga kërkesa e këtij të fundit për t’u larguar nga “Parc des Princes” dhe sheh Ronaldon si njeriun ideal për ta zëvendësuar.

Ëndrra e sheikut Al Thani është të bëjë bashkë në të njëjtin ekip Neymar, Messin e Ronaldon dhe tani që dy të parët i ka sjellë në Paris, i duhet një sulm për portugezin, i cili gjithashtu duket i mërzitur nga jeta në Torino.

Mediat italiane zbuluan se ka qenë vetë CR7 ai që i ka kërkuar Allegrit të mos luajë si titullar ndaj Udineses në javën e parë të kampionatit, pasi dëshiron të largohet dhe nuk donte të rrezikonte ndonjë dëmtim të mundshëm.

Gjithsesi para se të nisë puna për blerjen e Ronaldos, drejtuesit e Paris Saint Germain duhet të presin ofertën zyrtare të Realit të Madridit për Kylian Mbappe dhe më pas do të kenë rrugën e lirë për të bërë bashkë në një formacion plot 11 Topa të Artë./SS

Leave a Reply