TikTok sugjeron një mënyrë të re për larjen e fytyrës

0
412

Ke dëgjuar për larjen e fytyrës me ujë të gazuar? Kjo është një nga metodat që prej kohësh promovohet në TikTok. Sipas personave që e kanë provuar, larja me ujë me gaz ndihmon shumë në tërheqjen e lëkurës, në pastrim, heqjen e skuqjeve dhe tharjen e lëkurës.

Kjo metodë përdoret shumë në kulturën kineze nga zonjat të cilat e zhysin fytyrën në ujë me gaz. Sipas tyre kjo metodë eliminon bakteret që janë përgjegjëse për skuqjet.

@filter.baby

You don’t need a 10-step routine, you need clean water. #skincare #skincarehacks #waterfilter

♬ original sound – Filterbaby #1 Water Filter

Sugjerimet online e sugjerojnë këtë metodë vetëm një ose dy herë në javë dhe të shoqërohet me larësit e lëkurës.

Megjithatë, përtej faktit se kjo metodë nuk ka efekte negative në fytyrë, nuk është fare e mirë për ambientin dhe për financat e tua.

Uji me gaz është përgjithësisht i ambalazhuar në shishe plastike dhe kushton më shumë. Nëse ke vendosur ta përdorësh në mënyrë aktive është mirë të instalosh një pajisje që e prodhon këtë ujë në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here