Themelohet Këshilli për siguri në trafikun rrugor

0
176

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhje, ku mes të tjerash është marrë vendimi edhe për themelimin e Këshillit për siguri në trafikun rrugor.

Ky këshill parashihet të krijojë politika lidhur me sigurinë rrugore si dhe koordinimin e të gjitha institucioneve që merren me sigurinë rrugore.

Këshilli do të kryesohet nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, teksa do ketë për anëtarë ministrin Xhelal Sveçla (MPB), Albulena Haxhiun (MD), Arben Vitinë (MSH), Arbërie Nagavcin (MASHTI), Hekuran Muratin (MFPT), drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, kryetari i Asociacionit të Komunave, Agim Aliu, si dhe një përfaqësues i zyrës së kryeministrit.

Këshilli për siguri në trafik rrugor u themelua në prag të fillimit të zbatimit të Ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të ndryshme për kundërvajtësit e rregullave në trafik./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here