“Imagjino gardën e nderit nga Real Madridi, e dikur isha kamarier”, Vedat Muriqi ëndërron Kupën e Spanjës

0
165

Skuadra e Mallorcas është duke u përgatitur për finalen e madhe të Kupës së Spanjës që e zhvillon gjatë këtij vikendi ndaj Athletic Bilbaos.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste tha se mezi po e pret këtë finale.

Madje, futbollisti kosovar ëndrron që të triumfoj në këtë kompeticion dhe më pas t’i bëhet garda e nderit nga Real Madrid.

“Imagjino një skuadër si Real Madrid duke iu bërë juve një gardë të nderit nëse fitojmë në Copa del Rey. Një nderim për Muriqin, që para disa viteve ishte kamarier. Kjo do të ishte e bukur të them të drejtën”, tha sulmuesi kosovar.

Ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Mallorcas zhvillohet të shtunën nga ora 22:00 në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.

Leave a Reply