Ter Stegen ngre zërin: Zhgënjyese të jesh rezervë, por s’kam probleme me Neuerin

0
157

Marc-André ter Stegen nuk është i kënaqur me rolin e tij në Gjermani pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian. Siç raporton “El Mundo Deportivo”, portieri i Barcelonës ka folur për statusin e tij në kombëtaren e drejtuar nga Nagelsmann:

“Të jesh rezervë është shumë zhgënjyese. Nuk është situatë e këndshme. Unë e pranoj vendimin edhe nëse nuk jam dakord, në fund kam përgjegjësi ndaj grupit për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme. Unë i thashë trajnerit se një gjë është sportive dhe një tjetër është njerëzore, dua që të gjithë të kenë besim tek unë.”

Marrëdhënia me Neuerin

“Jo, nuk ka lidhje me të. Në planin personal ne kemi një marrëdhënie të mirë, është një problem i njohur në pozicionin e portierit. Nuk ka pasur kurrë një trajner që ka hedhur në fushë dy portierë njëkohësisht (qesh), vendimi është gjithmonë i vështirë”.

Neuer, nga ana e tij, u përpoq t’i dërgonte një mesazh solidariteti:

“Ai e njeh situatën, por duhet thënë se është mëkat, sepse është vërtet një portier i klasit botëror, i cili ka treguar paraqitje të mira. Por edhe kjo është pjesë e futbollit”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here