Ten Hag drejt shkarkimit nga United, James Ratcliffe nis bisedimet me trajnerin gjerman

0
127

Sipas revistës sportive “Kicker”, trajneri në largim i Bayernit të Mynihut, Thomas Tuchel, ka nisur bisedimet, edhe pse në fazë fillestare, me Manchester United.

Bashkëpronari i Man. United, James Ratcliffe, thuhet se ka pyetur për trajnerin gjerman për të qenë i përgatitur në rast se do të marrë vendimin për shkarkimin e holandezit Erik ten Hag. Megjithatë, Tuchel dëshiron të fokusohet në ndeshjet e mbetura me Bayernin.

Tuchel do të largohet nga Bayerni këtë verë, pas një sezoni në të cilin u largua para kohe nga Kupa e Gjermanisë (në raundin e dytë) dhe abdikimit nga froni i Bundesligës, ku u ngjit nga Bayer Leverkusen.

Shpresa e fundit e Bayernit për fitimin e një trofeu me shumë vlerë këtë sezon është Liga e Kampionëve, ku në gjysmëfinale do të përballet me Realin Madridin.
Tuchel theksoi se nuk do të ndryshojë mendje, ndërsa Bayerni ende nuk ka gjetur një trajner të ri.

“Kam një marrëveshje me klubin, e cila është komunikuar dhe finalizuar”, tha ai së fundmi.

Ndërkohë, Ten Hag nuk i ka përmbushur pritshmëritë tek United. Aktualisht në vendin e shtatë në Premier League, skuadra e “Djajve të Kuq” rrezikon ta mbyllë sezonin pa një vend në Champions League./SS

Leave a Reply