Të mërkurën publikohet bashkëpunimi i Majkit dhe Gjikos, ndajnë një pjesë të shkurtër të klipit

0
197

Gjiko dhe Majk prej disa ditësh kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre muzikor.

E së fundi ata kanë zbuluar se kur pritet të publikohet ky bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

“Kce kce”, titullohet kënga e cila publikohet të mërkurën (18 maj) në ora 18:00.

Këto detaje ata i dhanë në një postim në ‘Instagram’, ku edhe kanë ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi.

“Majk X Gjiko – Kce kce, 18.05.2022 e mërkurë ora 18:00”, ka shkuar reperi Gjiko në mbishkrimin e postimit.

Dy reperët janë shumë aktivë me koncerte e mbrëmje muzikore teksa po shijojnë sukseset e këngëve të tyre të fundit.

Projekti i fundit i Gjikos është “Gjoni” që u lansua në prill ndërsa deri më tani ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube.

Ndërsa, Majk së fundmi lansoi gjithashtu një bashkëpunim me reperin tjetër Geasy, “Ani nasht” u prit po ashtu mirë dhe numëron mbi 4 milionë klikime.

Leave a Reply