Reperja Tayna është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të adhuruara në Shqipëri dhe jashtë saj, ku gjithashtu është një nga shembujt më të mirë për të rinjtë shqiptarë, e cila ia ka dalë mbanë të bëjë realitet ëndrrat e saj.
Shpesh herë nëpër intervista të ndryshme, këngëtarja ka shprehur se dëshira e saj në fëmijëri ishte të bëhej një këngëtare e njohur si emrat e Hollywood-it dhe ajo ja ka dalë mbanë tashmë sepse emri i saj është më i lakuari.
Së fundmi, reperja ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto tepër të ëmbël të sajën nga fëmijëria dhe një foto të shkrepur ditëve të fundit, ndërsa krahas postimit shkruan:
“3 dhe 23. Mbi të gjitha, mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”