Susuri: Sot kam takuar njërin nga nxënësit e gjeneratës së parë të gjimmazit tonë

0
577

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susuri, ka takuar sot njërin ndër nxënësit e parë të kësaj shkolle.

Susuri ka thënë se ka takuar njërin nga nxënësit e gjeneratës së parë të gjimnazit, Mustafa Meshko.

“Sot pata kënaqësinë të prisja njërin nga nxënësit e gjeneratës së parë të gjimmazit tonë.
Mustafa Meshko, i lindur në vitin 1932, në vitin 1952 e përfundoi gjimnazin tonë, më pas largohet për të studiuar në Zvicër për ekonomi dhe për 2 dekada ka punuar në këtë shtet në institucionet me kredibile financiare.
Ai tani jeton së bashku me familjen e tij në Republikën e Turqisë”, ka thënë Susuri./04 Online

Leave a Reply