Suharekë, u gjenden 21 doza marihuanë, arrestohen dy persona

0
246
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë në orët e para të ditës së enjte ka arrestuar dy persona, pasiqë te të njëjtit ka gjetur sasi të substancave narkotike.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Rr. Avdyl Rama, Suharekë 18.08.2022 – 02:35.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë ndaluar me automjetin me të cilin ishin duke qarkulluar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 21 doza të mbështjella me foli, me substancë të dyshuar substancë narkotike të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme 16.32 gr.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./SO

Leave a Reply