Suharekë | Pas një konflikti verbal e sulmoi fizikisht një person, arrestohet i dyshuari

0
154

Një rast i lëndimit të lehtë trupor ishte raportuar të martën në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje (e enjte) është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një konflikti verbal e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR Suharekë 07.06.2022-13:20. Me 09.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një konflikti verbal e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply