Kryeministri Kurti: Në fund të këtij viti aplikojmë për statusin e vendit kandidat për BE

0
167

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media bashkë me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kurti tha Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjtat synime e ideale.

“Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjtat synime e ideale. Mijëra ushtarë gjermanë kanë shërbyer në Kosovë përgjatë këtyre dy dekadave e Gjermania është shtëpi e mbi 400 mijë shqiptarëve”, tha ai.

“Kanë kaluar 23 vjet prej që Gjermania u bënë bashkë për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ne jemi mirënjohës përjetë për solidaritetin dhe ndihmën tuaj”, shtoi Kurti.

“Gjermania ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm edhe në rindërtimin e Kosovës. Në takimin që patëm herën e fundit, ia prezantova Kancelarit të gjitha zhvillimet pozitive ekonomike në vitet e fundit. Sot e sigurova Kancelarin që Qeveria po vazhdon me reforma të rëndësishme. Sigurova atë se po punojmë për përmbushjen e reformave të nevojshme për anëtarësim në BE”, tha ai.

Kurti tha gjithashtu se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

“Serbia po vazhdon të ofrojë zgjidhjet që në i ofrojmë. Kancelarin e njoftova për rëndësinë që Kosova i ofron Procesit të Berlinit”, tha tutje kryeministri.

Leave a Reply