Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Suharekë, pasi që një person ka rënë nga kati i dytë.
Policia njofton se nga pakujdesia, një person nga kati i dytë ka rënë në katin e parë.
Po ashtu, PK-ja në raportin e saj të rregullt ka bërë të ditur se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 16:10.
Rasti në fjalë vazhdon të hetohet.
“Raportohet se një person nga pakujdesia, nga kati i dytë, ka rënë në katin e parë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur Policia e Kosovës./SO