Bruno Fernandes drejt largimit? Portugezi pezullon bisedimet për rinovim

0
20

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United mbetet e paqartë, pasi mesfushori portugez ka vendosur të mos vazhdojë për momentin negociatat për kontratën e re, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

“Klubi më ka ofruar rinovimin, por kam vendosur të pres dhe ta lë gjithçka në pritje. Tani fokusi është te futbolli”, ka deklaruar Fernandes.

Situata e tij po ndiqet nga afër nga Milani dhe Juventusi, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në të ardhmen.

Megjithatë, largimi në janar konsiderohet i vështirë, pasi portugezi vazhdon të ketë rol të rëndësishëm te skuadra angleze.

Kapiteni i Unitedit ka lënë të kuptohet se nuk do të pengojë klubin në rast se palët vendosin të ndajnë rrugët.

“Nëse Unitedi nuk më dëshiron më, do të largohem menjëherë, pa pritur përfundimin e kontratës. Nuk do të krijoj kurrë probleme”, ka thënë ai.

Kështu, e ardhmja e Fernandes mund të marrë drejtim të ri në verën e vitit 2027, kur klubet italiane mund të rikthehen me oferta konkrete./04 Online/