Spalletti: Ishim skuadër e vërtetë, kjo është Italia që dua

0
149

Dy miqësore në tokën amerikane dhe dy fitore për Italinë. Kombëtarja e kaltër mposhti 2-0 Ekuadorin pasi kishte triumfuar ndaj Venezuelës më parë.

Trajneri Luciano Spalletti u shfaq i lumtur pas suksesit me Ekuadorin, duke vënë theksin te forca e grupit.

Ishim skuadër në çdo fazë të ndeshjes. Mund të sulmosh ose mbrosh më shumë, por rëndësi ka të luash gjithmonë në bllok, si një skuadër e bashkuar.

Dhe ne ishim të tillë kundër Ekuadorit. Djemtë treguan që janë seriozë, shumë seriozë. Mos të harrojmë që kishim një kundërshtar të fortë përballë.

Sulmuam më shumë në pjesën e parë. Kishim mundësi të shënonim më tepër, por pati rëndësi fakti që u shfaqëm skuadër e vërtetë. Kjo më gëzon.

Ishte një turne pozitiv, madje mund të them i shkëlqyer sa u përket përgjigjeve individuale që mora nga futbollistët“, theksoi tekniku 65-vjeçar.

Italia është pjesë e grupit B në Euro 2024, bashkë me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën./SS

Leave a Reply