Joseph: Shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për përparim, një fillim do të ishte anëtarësimi në KiE

0
111

Profesori i Johns Hopkins University, Edward Joseph, ka qëndruar në urën që ndan qytetin e Mitrovicës.

Këtë vizitë ai e ka bërë në ditën kur u mbushën 25 vjet që kur NATO nisi bombardimet mbi Jugosllavinë për çlirimin e Kosovës.

Sipas profesorit Joseph, shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për një përparim pozitiv.

Si mundësi, ai e ka përmendur anëtarësimin potencial në Këshillin e Evropës.

“Kthimi nga N. Mitrovica në përvjetorin e NATO-s, 1999 Fushata ajrore. 25 vjet më vonë serbët dhe shqiptarët kanë nevojë dëshpërimisht për një përparim pozitiv. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte të paktën një fillim për të dy”, ka shkruar ai.

Leave a Reply