Sot takohen Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel

0
226

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i parë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian është bërë publike agjenda e takimit të sotëm, shkruan Klankosova.tv.

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Në orën 10:30, Borrell do të ketë takime bilaterale, të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës dhe pastaj edhe me presidentin e Serbisë.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e Emisarit të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë paraprakisht se takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë për dialogun, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen.

Leave a Reply