Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 13–14 qershor 2026, duke njoftuar kushte të ndryshueshme atmosferike dhe temperatura në rritje.
Sipas institutit, reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së djeshme kanë pasur ndikim pozitiv në mjedis dhe sektorë të ndryshëm të jetës, duke përmirësuar lagështinë e tokës, cilësinë e ajrit dhe duke rritur rezervat ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore.
Mbi vendin tonë, sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.















































