Njofton Murati: Të hënen ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

0
50

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme konkretisht të hënen.

Murati bëri të ditur se puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit.

“Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën” shkruan Murati raporton “Gazeta Blic”.

Ndërsa sa i përket pagasave për studentët, Murati, tha se komisioni do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë.

Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar.

“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim” deklaroi Murati.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10165143182290522?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here