S’ndryshon qëndrimi i PSG-së: Mbappe ose nënshkruan kontratën, ose ecë!

0
195

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kylian Mbappen, ani se ky i fundit i ka mohuar raportimet për një kalim në Real Madrid.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, qëndrimi i PSG-së është i njëjtë; Mbappe ose nënshkruan kontratën e re ose largohet nga klubi.

Romano thotë se klubi parisien nuk ka hesap ta humbasë falas në vitin e ardhshëm edhe kur i përfundon kontrata.

Ai shton se klubi francez është i zhgënjyer me të, teksa Real Madridi është duke u informuar mirë për situatën. /Klankosova.tv.

Leave a Reply