Tashmë Snapchat tha se versionin në ueb, që ishte fillimisht i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë, do të jetë i hapur për të gjithë përdoruesit.
Snapchat tha në muajin Korrik se një aplikacion i ri uebi do të bëhej i disponueshëm. Ishte hera e parë që rrjeti social shkon përtej platformave mobile.
Tashmë Snapchat tha se versionin në ueb, që ishte fillimisht i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë, do të jetë i hapur për të gjithë përdoruesit.
Disponueshmëria e ueb aplikacionit u bë publike ditën e sotme së bashku me disa veçori të reja. Në Snapchat for web, përdoruesit mund të komunikojnë e të bëjnë video thirrje me miqtë ndërsa bisedat e tyre sinkronizohen mes pajisjeve.
Versioni në ueb ju jep përdoruesve më shumë hapësirë për të komunikuar me shkrim dhe video në të njëjtën dritare. 100 milionë përdorues telefonojnë çdo muaj në Snapchat tha kompania në Korrik.
Snapchat for web ishte menduar fillimisht si një opsion vetëm për përdoruesit me pagesë Snapchat Plus të cilët paguajnë 3.99 dollarë në muaj. Ky abonim është një mënyrë sesi Snapchat bën para dhe sinjalet e para janë për një sukses ku mëse 1 milionë përdorues janë regjistruar në 6 javët e para.