Smalling: Kam luftuar shumë për t’u rikthyer, tani dua të fitoj trofe

0
380

Pas dy muajsh negociata të vazhdueshme me Manchester United, Roma ia doli të rikthejë në dispozicion të trajnerit Fonseca mbrojtësin anglez Chris Smalling vetëm në momentet e fundit të merkatos.

Verdhekuqtë arritën një marrëveshje me “djajtë e kuq” të Manchesterit në çastet e fundit të merkatos, teksa një ndikim të madh pati edhe vetë mbrojtësi, që këmbënguli për t’u rikthyer në kryeqytetin italian.

Smalling mbërriti në Romë pasditen e sotme me një fluturim privat nga Manchesteri dhe u prit në aeroport nga disa drejtues të klubit verdhekuq, si dhe një numër prej rreth 30-40 tifozësh, që nuk e fshehën entuziazmin për rikthimin e tij.

“Më në fund jemi sërish së bashku dhe jam gati të jap maksimumin për tifozët. Kam folur me Fonsecën dhe jemi të dy të lumtur. Lumturia është edhe më e madhe për rikthimin, pasi kam këmbëngulur shumë që të ribashkohem me Romën. Të gjithë e dinin dëshirën time dhe ardhja sërish te Roma, ndonëse në çastet e fundit të merkatos, është një frymëmarrje e madhe. Shpresoj që tani të fitojmë edhe trofe bashkë”, u shpreh Chris Smalling./SS/

Leave a Reply