Si të kujdeseni për zonën e qafës dhe dekoltesë tuaj?

0
276
%0A%0A https://04online.info/si-te-kujdeseni-per-zonen-e-qafes-dhe-dekoltese-tuaj/">
WhatsApp

Qafa dhe dekolteja mund të japin shenja të plakjes si rrudhat, pigmentimin dhe lëkuren e varur. Ne tregohemi të kujdeshëm për aplikimin e produkteve më të mira në fytyrën tonë, por a mendojmë të njëjtën gjë për lëkurën poshtë mjekrës? Jo? Ndoshta është koha për ta bërë këtë, sepse, ashtu si duart, qafa dhe dekolteja janë shpesh një zonë e anashkaluar.

Lëkura në qafë dhe gjoks është një nga zonat më delikate të trupit shpjegojnë dermatologët. Ajo ka një shtresë të hollë dermis, që do të thotë se ka më pak kolagjen dhe dhe më pak gjëndra vaji për ta mbajtur lëkurën elastike. Kjo e bën atë më të prirur ndaj rrudhave, rënies dhe hiperpigmentimit.

Për fat të mirë ka disa masa që mund të merrni për të ngritur dhe zbutur këtë zonë për të krijuar një qafë më të lëmuar dhe më rinore.

Rregulli i parë i përgjithshëm është që gjithmonë të merrni çdo lloj kujdesi për lëkurën që vendosni në fytyrë poshtë në qafë dhe gjoks – pastrues, serum dhe veçanërisht SPF. Aplikimi i një kremi dielli në qafë dhe gjoks çdo ditë është hapi i vetëm më i mirë që mund të ndërmerrni për ta mbajtur këtë zonë të lëkurës tuaj të duket rinore dhe e lëmuar për vitet në vijim. Nëse dëmtimi është tashmë, ka një sërë produktesh për kujdesin e lëkurës të krijuara për të synuar në mënyrë specifike këtë zonë të veçantë. Kremërat më përmbajtje acidi hialuronik, squalane dhe një teknologji të zgjuar për rritjen e kolagjenit, sjellin një përmirësim të dukshëm në pamjen e qafës nëse përdoren rregullisht.
Është gjithashtu një prej kohësh e preferuara e prezantueses televizive

Mos flini anash apo përmbys. Fjetja në anë dhe shtytja e gjoksit në dyshek bën që ai të paloset dhe të krijojë rrudhë, dhe përfundimisht këto linja do të formohen në lëkurën tuaj.
Ju ndoshta keni dëgjuar për shprehjen “qafë teknologjike”. Shmangni shikimin e vazhdueshëm nga poshtë në telefonin tuaj ose pajisje tjetër elektronike të cilat formojnë vija në lëkurën e qafës me kalimin e kohëd.
Merrni parasysh trajtimet profesionale në klinikë.
Ka një sërë trajtimesh estetike në dispozicion që mund të ndihmojnë me plakjen e qafës si dhe injeksionet kundër rrudhave,Botox, mund të ndihmojnë në reduktimin e linjave të formuara duke relaksuar muskujt. Peeling kimik mund të jetë gjithashtu efektiv për njollat e moshës dhe pigmentimin në këtë zonë.

Ashtu si me të gjitha trajtimet estetike, sigurohuni që të shkoni te një mjek i kualifikuar dhe të keni një konsultë paraprakisht për t’u siguruar që është e duhura për ju.

Leave a Reply