Edhe pse pas daljes së Livias nga shtëpia, raporti i saj me Rozanën u përfol për një krisje, duket se gjërat mes tyre janë kthyer në normalitet. Të dyja vajzat, që ishin mikesha të pandara brenda shtëpisë, patën disa momente të ftohta, por duket se koha ka bërë të vetën, shkruan 04 Online.
Pavarësisht gjithçkaje, Livia nuk e ka ndalur asnjëherë përkrahjen për Rozin, dhe kjo e fundit e ka vlerësuar dukshëm këtë mbështetje. Tashmë, ato kanë vendosur t’i japin fund zërave për prishje miqësie me një dalje të përbashkët që ka marrë gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale.
Në një postim të fundit në Instastory, Livia ndau një video nga “Afterparty”-ja e natës së kaluar, ku shihet krah për krah me Rozanën. Mbi video ka vendosur një emoji të dy vajzave që përfaqësojnë miqësi të ngushtë – një detaj i vogël, por me shumë kuptim!
Duket se miqësia e vajzave ka kaluar testin e kohës dhe thashethemeve!/04 Online