Shqipëria pa kapitenin Gjimshiti në ndeshjet e rëndësishme

0
98

Ndonëse ishte në listën fillestare, Berat Gjimshiti nuk do të grumbullohet me Shqipërinë për ndeshjet e këtij muaji. 

Këtë e bëri të ditur të hënën FSHF-ja. Kapiteni i kuqezinjve nuk ka sanuar me kohë lëndimin e pësuar javën e kaluar dhe nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinhos për ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, që i takojnë Ligës së Kombeve. 

Gjimshiti ishte lënduar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Shakhtarit dhe Atalantas. 

Kishte shënuar gol për Atalantan e më pas ishte lënduar. 

Ai nuk u grumbullua nga skuadra italiane për ndeshjen e fundjavës dhe tani do të ketë më shumë kohë për rikuperim. 

Sylvinho ka vendosur të mos ftojë lojtar tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here