Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar bindshëm miqësoren ndaj Lichtensteinit.
3:0 fituan “kuqezinjtë” duke u treguar dukshëm skuadër më e mirë se kundërshtari.
Autorët e golave për skuadrën e Sylvinhos ishin: Armando Broja, Jasir Asani, i cili dhuroi edhe një asist për Ernest Muçin, i cili e shënoi golin final.
Kjo ishte një ndeshje përgatitore para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, që mbahet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.
Kombëtarja shqiptare është grupin B me kundërshtarë mjaft të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia./Klan Kosova