Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë kostot e ndërtimit të urës mbi lumin Buna

0
583

Shqipëria dhe Mali i Zi do të ndajnë kostot e ndërtimit të urës mbi lumin Buna e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën, njofton televizioni shtetëror i Malit të Zi.

Në të vërtetë në dokumentin e publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se Shqipëria e Mali i Zi bien dakord të bashkëfinancojnë ndërtimin e urës, në mënyrë që secila palë do të financojë 50 për qind të ndërtimit, duke përfshirë edhe koston e mbikëqyrjes këtu dhe shërbime tjera afatgjata të lidhura me këtë projekt.

Të hënën do të nënshkruhen disa marrëveshje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në mesin e tyre edhe ndërtimi i urës mbi Bunë. Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Ulqini në Velipojë nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra.

Projekti ishte prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Plani është që ura të ndërtohet bashkërish deri në vitin 2024./Koha

Leave a Reply