Të gjitha tifogrupet në Kosovë do të mblidhen së bashku të dielën në Prishtinë, në një protestë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Lajmi është bërë i ditur nga tifogrupi “Plisat”, të cilët kanë njoftuar se protesta do të mbahet më 27 shtator, duke filluar nga ora 15:00.
Në njoftimin e tyre thuhet se rivalitetet mes tifogrupeve do të lihen anash, ndërsa të gjithë do të bashkohen për këtë kauzë.
Postimi i plotë:
“Sa herë kohët na kanë nda
na bashkuan hallet e mëdha.”
Sot, të gjitha tifogrupet kemi marrë një vendim: kur është puna te kombi, çdo rivalitet dhe çdo dallim i lëmë anash.
Sot nuk ka ndarje, nuk ka rivalitet. Na bashkon gjaku, nderi, besa dhe dashnia për tokën tonë. Na bashkon historia dhe ideali për të cilin u sakrifikua.
BASHKË PËR UÇK.
Të dielën shihemi të gjithë bashkë.
Asgjë nuk është më e shenjtë se kombi, asgjë nuk është më e madhe se ideali.
Shihemi me datën 27 Shtator
E diel , ora 15:00














































