Shoqata Nënë Tereza organizoi me sukses aktivitetin “Agjenda e Gjelbër”, duke bashkuar të rinjtë

0
49

Shoqata “Nënë Tereza” organizoi me sukses aktivitetin “Agjenda e Gjelbër”, i cili u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i mëtejmë i Dialogut Civil”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Aktiviteti mblodhi të rinj nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Novi Sadi, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për dialog, shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi sfidat mjedisore me të cilat përballet rajoni. Përmes debatit dh diskutimit interaktiv, pjesëmarrësit trajtuan çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rolin që të rinjtë mund të luajnë në promovimin e politikave dhe iniciativave të gjelbra.

Përveç diskutimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit të Prizrenit, përmes një vizite në monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore. Gjithashtu, ata ndoqën dy pika artistike, të cilat i dhanë aktivitetit një dimension kulturor dhe promovuan dialogun ndërkulturor mes të rinjve.

Aktiviteti vijoj me dreke me ushqime tradicionale lokale, e cila shërbeu si një mundësi shtesë për rrjetëzim, krijimin e miqësive të reja dhe vazhdimin e diskutimeve mbi bashkëpunimin rinor dhe iniciativat për mbrojtjen e mjedisit.

Shoqata “Nënë Tereza”, njëra ndër organizatat e para të shoqërisë civile në Kosovë me bagazh të madh historik, vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e komuniteteve, promovimin e vlerave demokratike dhe mbështetjen e qytetarëve përmes projekteve dhe aktiviteteve me ndikim të drejtpërdrejtë. Përmes iniciativave të tilla, shoqata dëshmon përkushtimin e saj në fuqizimin e të rinjve, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here