Belgjika kalon me autoritet SHBA-në, siguron çerekfinalen ndaj Spanjës

0
37

Belgjika ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 4-1 në Seattle.

“Djajtë e Kuq” dominuan takimin që nga minuta e parë, duke kaluar në epërsi me dy gola të Charles De Ketelaere në pjesën e parë. Amerikanët barazuan përkohësisht përmes Malik Tillman, por nuk arritën t’i rezistonin ritmit të belgëve, shkruan 04 Online.

Në pjesën e dytë, Hans Vanaken realizoi një gol spektakolar nga distanca për 3-1, ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren me golin e katërt, duke i dhënë fund shpresave të vendasve.

Me këtë triumf, Belgjika eliminon SHBA-në dhe vazhdon rrugëtimin në mesin e tetë skuadrave më të mira të Botërorit. Në çerekfinale, belgët do të përballen me Spanjën në një nga sfidat më të forta të turneut.

Nga ana tjetër, eliminimi i hershëm pritet të shtojë dyshimet mbi të ardhmen e Mauricio Pochettinos në stolin e kombëtares amerikane./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here