Shoferi xhiron kalimthi një ‘shpirt’ në autostradën e ‘mallkuar’ të Arizona, me shumë aksidente fatale

0
2577

Një shofer i kamionit ka xhiruar një figurë të çuditshme derisa po voziste në autostradën e shtetit të Arizona në SHBA që ka habitur amerikanët dhe ka nxitur debat rreth ekzistencës së fenomeneve mbinatyrore përsëri, transmeton Gazeta Metro.

Ishte e shtunë me 11 mars kur kamera e sigurisë së kamionit të vozitur nga William Church po voziste në autostradën State Route 87 në Arizona kapi një figurë transparente në dukje skaj rrugës kur kaloi aty rreth orës 02:30 në kohë lokale.

Shoferi i kanë thënë rrjetit televiziv amerikan Fox News se nuk kishte kalimtarë të tjerë apo automjete dhe sipas tij figura ishte e një njeriu që po qëndronte skaj rrugës.

Autostrada ishte ndërtuar në vitin 1927 ku edhe janë shënuar shumë aksidente fatale që siç raportohet banorët përreth besojnë se mund të jetë e nëmur.

Sipas shoqatave të shoferëve rrezikshmëria në këtë autostradë të caktuar ka të bëjë me kthesat e shpeshta.

Nëpër internet ka mendime të ndryshme, të atyre që besojnë se është një shpirt me të vërtetë dhe të atyre që janë mosbesues. Një mashtrim i dritave apo defekt i kamerës.

Leave a Reply