Shoferi që shkaktoi aksidentin me katër të lënduar në Prizren, kishte konsumuar alkool

0
617

Katër persona janë lënduar mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Prizren.

Në mesin e të lënduarve kanë qenë edhe dy zyrtarë policor të cilët po ktheheshin nga puna në pikën kufitare në Vërmicë.

Policia sot ka dhënë detaje të reja se si ka ndodhur aksidenti, transmeton IndeksOnline.

Shoferi që ka shkaktuar aksidentin ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti po vazhdon të mbahet në spital./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here