Shkolla e futbollit në KF “Liria” është duke vazhduar përgatitjen e talentëve të ri në këtë sport.
Driton Luli, është njëri prej trajnerëve i cili është duke i stërvitur me sukses talentët e futbollit nga Prizreni, në mesin e të cilëve është edhe Eris Sallauka.
Sallauka pritet të debutoj si lojtar aktiv nga janari i vitit të ardhshëm, teksa është duke u stërvitur dhe duke i marrë këshillat e mësimet nga trajneri shumë i suksesshëm Luli.
Pos futbollit, Sallauka është i angazhuar edhe në Klubin e Karatesë “Komandant Drini” nën përkujdesjen e trajnerit Muhamet Kolgeci. Të dielën që lam pas, Sallauka mori pjesë në Kupën Mbarëkombëtare të Karatesë “Pavarësia 7” në qytetin e Vlorës, duke e zënë vendin e tretë në kategorinë e tij.
E si rrjedhojë, trajneri Driton Luli së bashku me lojtarët e kategorisë U11 e kanë pritur Sallaukën me duartrokitje e brohorima pas suksesit të arritur dje në Vlorë, duke i uruar suksese tjera edhe në të ardhmen.
Për më shumë ju ftojmë ta shikoni videon./04 Online