Shenjat që paralajmërojnë për tension të ulët të gjakut

0
392

Hipotension (tension i ulët i gjakut) përkufizohet si rënia e tensionit arterial nën 90 me 60 mmHg, por duhet theksuar se përtej gjuhës së shifrave, hipotensioni arterial konsiderohet një rënie e presionit arterial me 20 mmHg ose më shumë, i cili shkakton simptoma klinike si marrje mendsh, errësim të pamjes, mungesë përqendrimi, këputje apo të fikët.

Enët e zgjeruara të gjakut

Ndonjëherë enët e gjakut zgjerohen. Kështu ka më shumë hapësirë për rrjedhjen e gjakut dhe më pak presion në muret e enëve të gjakut. Kjo mund të shkaktohet nga përdorimi i disa ilaçeve, infeksionet e rënda bakteriale, alergji dhe probleme hormonale, si sëmundja e Addison, që dobëson gjëndrat veshkore.

Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë

Nëse qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë, gjaku fillon të grumbullohet në gjymtyrët e poshtëm. Nëse truri nuk e sinjalizon zemrën që të pompojë mjaftueshëm gjak për të mbajtur presionin nën kontroll, mund të kenë ulje të niveleve të presionit duke iu shkaktuar marramendje dhe të përziera. Ky problem është si pasojë e një komunikimi të dobët mes zemrës dhe trurit.

Problemet me zemrën

Sa më shumë gjak pompon zemra në një minutë, aq më i lartë është presioni i gjakut. Disa ilaçe të caktuara dhe problemet hormonale, me zemrën ose me sinjalet elektrike mund të shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës, duke ulur kështu presionin. Problemet me valvulat e zemrës gjithashtu bëjnë që zemra të mos pompojë mjaftueshëm gjak për rrahje.

Ngritja e menjëhershme në këmbë

Nëse keni qëndruar për një periudhë të gjatë shtrirë dhe ngriheni menjëherë në këmbë, mund të pësoni ulje të presionit të gjakut, marramendje dhe të përziera. Në gjuhën mjekësore kjo patologji njihet si hipotensioni ortostatik ose “sinkopa vazovagale”, ulja e TA sistolik me të paktën 20 mmHg dhe e TA diastolik me të paktën 10 mmHg brenda 3 minutave nga drejtqëndrimi nga pozicioni shtrirë. Njohja e kësaj patologjie është e rëndësishme se mund të zgjidhet thjesht me edukimin e pacientit në lëvizjen e tij me stade si edhe me rritjen e marrjes së kripës dhe lëngjeve me dietën ushqimore.

Leave a Reply