Shaqir Totaj: Nuk ka zgjedhje të brendshme, para atyre lokale

0
297

Partia Demokratike e Kosovës, sipas të gjitha gjasave nuk do të shkoj në zgjedhje të brendshme pa u zhvilluar zgjedhjet lokale.

Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i këtij subjekti, Shaqir Totaj. Ky i fundit ka bërë me dije se në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë është shprehur vullneti që fillimisht të priten zgjedhjet lokale, para se të merren vendime tjera.

“Ne kemi pas një mbledhje një ditë më parë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë zgjedhje të brendshme para atyre lokale. Varësisht nga rrethanat që krijohen do të veprojmë pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë Totaj për “Indeksonline”.

I pyetur se cilat janë pritjet nga këto zgjedhje, ai ka thënë se PDK synon që të kthejnë disa komuna të mëdha përfshirë edhe Prizrenin ku ai është kandidat.

Mëgjithatë ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dy javë më parë kishte thënë se PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre.

“Ka ardhur koha që PDK të shkoj në zgjedhje të reja”, pati thënë Hoxhaj.

I pyetur se a do t’i hyjë garës për ktyetar të partisë, ai tha se për këtë do të diskutoj me kolegët në parti.

Leave a Reply