Shaqir Totaj në “Bajram Curri”: Projektet investive do të kthehen shumë shpejt në këtë lagje

0
335

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar bizneset në lagjen “Bajram Curri”.

Njoftimi i plotë:

Javën e fillova me vizitën tek bizneset që gravitojnë në lagjen “Bajram Curri”. Në shoqërimin e kandidates për Asamble Komunale të kësaj lagjeje, Barije Qovanaj, u njoha nga afër me peripetitë që ndërmarrësit e Prizrenit kanë gjatë punës së tyre të përditshme. Aty përsëri u përballa me mos punën e udhëheqjes së tanishme komunale. 

Projektet e papërfunduara në “Bajram Curri” më së miri shpërfaqin fytyren e vërtetë të qeverisjës së po ikën. Me mua si kryetar e me PDK-në në udhëheqje, do të rikthehet qeverisja funksionale e efikase. Më 17 tetor do të përfundojë epoka e projekteve të papërfunduara. Ngase bashkë do ta ndërtojmë Prizrenin. Bashkë për Prizrenin #PDK

Leave a Reply