Sarkoidoza – sëmundja inflamatore që prek më shpesh mushkëritë dhe nyjet limfatike

0
34

Sarkoidoza është një sëmundje inflamatore, shkaku i saktë i së cilës ende nuk dihet. Ajo mund të prekë pothuajse çdo organ të trupit, por më së shpeshti fillon në mushkëri dhe gjëndrat limfatike.

Kjo sëmundje shfaqet më shpesh te personat e moshës 20 deri në 40 vjeç dhe zakonisht nuk është ngjitëse. Simptomat më të zakonshme përfshijnë lodhjen, temperaturën, humbjen në peshë dhe probleme të ndryshme që varen nga organi i prekur.

Diagnostikimi bëhet përmes historisë mjekësore, ekzaminimeve fizike dhe radiografisë së kraharorit, ndërsa trajtimi varet nga shkalla e simptomave.

Ekspertët theksojnë se në shumë raste sarkoidoza mund të largohet edhe pa trajtim, ndërsa shumica e pacientëve arrijnë të bëjnë jetë normale edhe kur sëmundja zgjat më shumë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here