Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka zbuluar arsyen e mungesës së saj të kohëve të fundit nga ekrani dhe rrjetet sociale, duke treguar se ka pësuar një dëmtim në syrin e djathtë gjatë aktivitetit fizik.
Përmes disa postimeve në Instagram, artistja ka ndarë fotografi të lëndimit, duke sqaruar edhe arsyen përse gjatë kësaj periudhe është shfaqur me syze.
Në njërën prej fotografive, Rozana ka treguar nga afër syrin e dëmtuar, ku vërehen ënjtje dhe skuqje, ndërsa në një tjetër shfaqet para pasqyrës duke bërë shenjën e fitores me gishta, si një mesazh optimizmi gjatë rikuperimit.
















































