Bukayo Saka shkëlqeu mbrëmë në Ligën e Kampionëve.
Saka, u shpall lojtari i ndeshjes pasi shënoi një gol dhe bëri një assist në fitoren 1-5 ndaj Sportingut.
Anglezi, ka folur rreth rikthimit të kapitenit Martin Odegaard, në të cilin u shpreh se kishte një buzëqeshje të madhe.
“Odegaard është një lojtar i pabesueshëm. Ditën që u kthye, në fytyrën time ishte një buzëqeshje e madhe”. “Ju mund të shihni kiminë që kemi. Shpresoj që ai të qëndrojë në formë për pjesën tjetër të sezonit”, u shpreh Saka.
Me fitorën e mbrëmshme, Arsenali ngjitet në pozitën e 7-të, pozitë kjo që të çon direkt në rundin e 1/8-ve./IO