Hidratimi i duhur është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, sidomos gjatë ditëve të nxehta dhe aktiviteteve fizike.
Fëmijët e moshës dyvjeçarë do të duhej të konsumonin 1.3 litra ujë, deri në moshën pesë vjeçe 1.6 litra, ndërsa adoleshentët dy litra ujë.
Ekspertët paralajmërojnë se gjatë lojës apo aktiviteteve sportive, fëmijët shpesh harrojnë të konsumojnë ujë, gjë që mund të çojë në dehidrim.
Gjatë kohës sa fëmijët të lozin ata mund të harrojnë etjen, që sidomos gjatë ditëve të ngrohta të verës mund të jetë e rrezikshme dhe të ndikojë në dehidrim, madje edhe deri tek humbja e vetëdijes.
Sipas rekomandimeve të Institutit Evropian për hidratim, konsumimi i lëngjeve duhet të jetë i rregullt gjatë gjithë ditës.
Më së miri do t ishte t’i përcillni këshillat e Institutit Evropian për hidratim sipas të cilëve është optimale për fëmijët që brenda ditës ata të konsumojnë gjashtë deri tetë gota lëngje, përkatësisht një deri në dy litra lëngje.
Po ashtu, këshillohet që fëmijët të konsumojnë ujë para, gjatë dhe pas aktiviteteve fizike për të ruajtur energjinë dhe funksionimin normal të organizmit./04 Online














































