Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përditësoi kategorinë e saj të rrezikut “të lartë” për udhëtime të hënën me pesë vende dhe ndërpreu programin e saj COVID për anijet turistike.
Agjencia tha në faqen e saj të internetit se do të vazhdojë të publikojë udhëzime për anijet e lundrimit, por programi i saj vullnetar për monitorimin e anijeve turistike përfundoi efektivisht të hënën, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Në listën e saj të vendeve të rrezikut të lartë shkaku i COVID-19, u futën vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbia dhe Paraguai, të cilat kaluan në kategorinë e nivelit 3 të rrezikut “të lartë” së bashku me Irakun në Lindjen e Mesme dhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Ballkan.
Niveli 3 u bë niveli më i lartë për sa i përket nivelit të rrezikut në prill pasi CDC rishikoi sistemin e tij të vlerësimit për rrezikun nga Covid-19 për udhëtarët.
Përcaktimi zbatohet për vendet që kanë pasur më shumë se 100 raste për 100,000 banorë në 28 ditët e fundit.
Niveli 2 dhe Niveli 1 konsiderohen respektivisht me rrezik “të moderuar” dhe “të ulët”.
Kosova u ngjit me dy shkallë këtë javë nga Niveli 1. Katër të tjerët ishin renditur më parë si Niveli 2.