“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën, qytetarët pritet të mblidhen sonte në shesh për të 17-tën ditë radhazi

0
42

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” pritet të vazhdojë edhe sonte protestën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo do të jetë dita e 17-të e protestës.

Kujtojmë që dje është mbajtur marshi në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.