Foda pas barazimit me Izraelin: Synimi ynë është kualifikimi në Evropian

0
48

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se “Dardanët” duhet të jenë të kënaqur me pikën e marrë ndaj Izraelit, pas barazimit 0-0.

Foda theksoi se ndeshja ishte e fortë dhe se Kosova po përgatitet për kualifikimet e ardhshme për Kampionatin Evropian 2028.

“Po luajmë në Ligën e Kombeve dhe gjithmonë kam thënë se synimi ynë është kualifikimi në Evropian. Për këtë arsye kam vendosur të prezantoj fytyra të reja. Lojtarët e kanë bërë punë ne tyre në një ndeshje mjaft të fortë kundër një ekipi teknikisht të fortë. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë, pasi disa lojtarë që janë aktivizuar nuk kanë luajtur kurrë së bashku”, ka thënë Foda.

Pas tri ndeshjeve në Ligën B, Kosova ka katër pikë, ndërsa Izraeli vetëm një./04 Online/