Rregull i ri në momentet e fundit: Ndalohet futja e shisheve të ujit në stadium në Botërorin 2026

0
40

FIFA e ka bërë një ndryshim të papritur në rregulloren për tifozët që do t’i ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Vetëm pak ditë para nisjes së turneut, organizata botërore e futbollit ka vendosur ta ndalojë futjen e shisheve të ripërdorshme të ujit në stadiume, pavarësisht se më parë ato lejoheshin nëse ishin bosh dhe transparente.

Vendimi është marrë për arsye sigurie, me FIFA-n që argumenton se shishet mund të përdoren si objekte të rrezikshme në tribuna, përcjell “Gazeta Express”.

Ndryshimi ka shkaktuar reagime të shumta mes tifozëve, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta që priten në disa prej qyteteve pritëse.

Megjithatë, FIFA ka siguruar se pranë stadiumeve do të vendosen pika furnizimi me ujë, zona freskimi, stacione hidratimi dhe tenda për mbrojtje nga nxehtësia.

Sipas rregullores së re, nuk do të lejohen as kanaçe, gota apo enë të tjera që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e lojtarëve dhe spektatorëve.

FIFA thekson se kjo masë është në përputhje me politikat e sigurisë që tashmë zbatohen në disa prej stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe për herë të parë do t’i ketë 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje në total. /Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here