Roma arrin akordin me Juventusin, gati transferimi i sulmuesit argjentinas

0
127

Matias Soule një hap larg Romës. Verdhekuqtë duket se kanë vendosur të kënaqin pretendimet e Juventusit për sulmuesin e talentuar argjentinas dhe të mposhtin njëherë e mirë konkurrencën me anglezët e Leicester.

Media italiane bën me dije se pas këmbënguljes së De Rossit për të pasur Soule në ekip, drejtuesit e Romës kanë vendosur të paraqesin një tjetër ofertë, këtë herë 26 milionë euro kesh dhe 4 të tjera në formë bonusi lehtësisht të arritshëm.

Këto shifra kanë joshur jo pak drejtorin sportive të bardhezinjve, Christian Giuntoli, i cili pritet t’i ndezë dritën jeshile transferimit të Soule te Roma, pas një sezoni mjaft pozitiv te Frosinone, ku ishte në huazim.

Me paratë që pritet të arkëtojë nga shitja e argjentinasit, Juventusi pritet të bëjë një tjetër sulm, këtë herë për holandezin Koopmeoiners, për kartonin e të cilit Atalanta pretendon të paktën 60 milionë euro.

Më pas bardhezinjtë pritet të kthejnë vëmendjen në mbrojtje, ku synohet ish-mbrojtësi i Barcelonës Todibo, por edhe në krahët e sulmit, ku Adeyemi, Galleno e Jadon Sancho janë alternativat e preferuara nga trajneri Motta./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here