Rohde: Takimi Sarrazin-Kurti ndërlidhet me Procesin e Berlinit, pati diskutim të mirë e intensiv

0
142

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka treguar që kishte mysafirë në rezidencën e tij kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, raporton Gazeta Sinjali.

Rohde tha se ka qenë i nderuar që ka pritur ata, ndërsa tregoi se temë e diskutimit në këtë tryezë ishte Procesit i Berlinit.

“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin tim gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit!”, shkroi Rohde.

Lidhur me këtë “mëngjes pune” ka lëshuar komunikatë për media edhe Zyra e Kryeministrit.

“Progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit. Kryeministri kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kryeministri theksoi se më 16 maj në Kotor të Malit të Zi, Kosova kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, kërkesë kjo që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Kotor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here