Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

0
323

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse.

Por studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se rreziqet shëndetësore që i kanosen njeriut nga konsumi i ushqimeve të prekura nga mizat, janë të mëdha.

Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe disenteria. Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme.

Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut.

Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre e tyre derdhen në pjatë.

Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, AgroWeb.org ju këshillon  rekomandojnë që të shmangni ngrënien e ushqimit të ndotur.

Si të shmangni ndotjen e ushqimit nga mizat?

Shmangia e mizave bezdisëse në tavolinën e ngrënies ose në pjatë është tepër e vështirë.

Qese plastike të mbushura me ujë

Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave.

Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin.

AgroWeb.org ju këshillon të mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.

Uthulla e mollës

Hidhni gjysëm gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi.

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh.

Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth.

Nëse miza ka prekur një pjesë të ushqimit tuaj, rekomandohet që ta hidhni atë pjesë dhe të konsumoni pjesën e mbetur dhe të pandotur./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here