Rilind Nivokazi ia jep edhe një sinjal Franco Fodës, përfshihet në formacionin e javës në Zvicër

0
55

Rilind Nivokazi po vazhdon më formë të jashtëzanshme në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti kosovar ka qenë protagonist edhe në xhiron e 34-t të kampionatit zviceran, shkruan “Gazeta Express”.

26-vjeçari e shënoi golin e parë të Sionit në fitoren 2:0 ndaj Baselit në udhëtim në fundjavën që shkoi.

Për këtë, futbollisti i lindur në Peruggia të Italisë u përfshi në ekipin ideal të javës në Zvicër.

Ai i prin sulmit, ndërsa u vlerësua me notën 7.9 nga faqja e specializuar për vlerësime – Sofascore.

Nivokazi, i cili është në dispozicion të Kombëtares së Kosovës, por që ende nuk po merr ftesë nga selektori Franco Foda, i ka zhvilluar 34 ndeshje në Superligën zvicerane në këtë sezon, ndërsa i ka realizuar 13 gola dhe i ka bërë 3 asistime./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here